SPAK kundërshtoi 22 kërkesat e paraqitura nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në seancën e kësaj të premteje për çështjen e “Sterilizimit”. Përmes kërkesave të dorëzuara në seancën e shkuar, Beqaj pretendon se janë konstatuar shkelje në aktet procedurale dhe kërkon ndër të tjera që kallëzimi i Nismës Thurje të mos trajtohej si provë, por të shpallej i pavlefshëm.