Nga një e shtunë në tjetrën, Partia Demokratike ka përjetuar tensionet më të mëdha brenda saj. Në më pak se tre javë nga muaji i fundit i këtij viti, forca politike opozitare më e madhe në vend është përballur 2 statute, një në 11 dhjetor dhe më i fundit në 18 dhjetor. Dy statute, një të Sali Berishës dhe një tjetër të Lulzim Bashës, që kanë propozuar ndryshime me një qëllim të vetëm, t’i dëmtojnë pozitat e njëri-tjetrin.