Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, ish-pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë gjatë viteve 90’, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të ‘Spiunazhit’ në vazhdimësi. Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.