Top News/ Spiunët rusë mes nesh…’Gëlojnë’ në Evropë, aktivitet i shtuar në Gjermani
13/06/2024 11:31

Duken si fqinjë të mirë. Disa kanë familje me fëmijë dhe bëjnë një jetë të qetë. Të tjerët janë studentë, që ndjekin universitete në vende të ndryshme, punojnë si shkencëtarë. Në Rusi, ata konsiderohen elita mes spiunëve. Vladimir Putin i quan "Ëunderkinder" - "fëmijë mrekulli". Të gjithë këta, janë agjentë të inteligjencës ruse, të cilët jetojnë nën një identitet të rremë: shpesh për vite dhe nganjëherë dekada në vendin ku janë me mision. Ata nuk kanë mbrojtje diplomatike dhe përballen me burgime të gjata nëse zbulohen. Shërbimet gjermane të sigurisë besojnë se Rusia do t'i përdorë gjithnjë e më shumë këta spiunë në të ardhmen, dhe se spiunë të tillë janë tashmë aktivë në Gjermani. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, disa spiunë rusë janë zbuluar në Holandë, Greqi, Norvegji dhe Slloveni. Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues në Gjermani, thotë se Rusia kryen aktivitete të gjera spiunazhi në Evropën Perëndimore. Prej disa javësh, shërbimet e inteligjencës evropiane kanë paralajmëruar gjithnjë e më shumë për sabotazhe dhe zjarre, të cilat mund të shkaktohen nga spiunët rusë. Tashmë ka pasur disa arrestime në Poloni dhe gjermani. Programi i spiunazhit u krijua menjëherë pas themelimit të Bashkimit Sovjetik në 1922. Më pas KGB-ja dërgoi spiunë me biografi të rreme në të gjithë botën. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ky spiunazh u vazhdua nga shërbimi i ri i inteligjencës së jashtme ruse SVR. Përveç kësaj, shërbimi rus i inteligjencës ushtarake GRU ka përdorur përsëri "ilegalë" për disa vite. Sipas informacioneve, Rusia ende përdor një mjet klasik për spiunët, që operojnë ilegalisht, i cili duket si një relikt nga Lufta e Ftohtë: komunikimin me radio valë të shkurtra. Këto mesazhe, në parim, mund të dëgjohen nga kushdo, gjë që e bën të vështirë identifikimin e marrësve të vërtetë. Mesazhet janë të koduara dhe mund të lexohen vetëm me kodin e duhur të deshifrimit.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB