Shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ruse kanë arritur sukses më të madh në Ukrainë sesa ushtria e saj, thotë një institut i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor të vitit 2021, thuhet në një raport nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara. Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB ka vënën nën kontroll shpejt popullsinë në zonat e pushtuara të Ukrainës, shton raporti.