Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, me akuzën e spiunazhit se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe per shantazh ndaj një personi, për një shumë prej mbi 13 mijë eurosh. Sipas aktakuzës, në një periudhë të papërcaktuar kohore deri më 9 tetor 2025, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe se kishte vepruar sipas udhëzimeve dhe detyrave të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai kishet siguruar informacione e dokumente që lidheshin me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. sipas aktakuzës, këto të dhëna, sheholli ua kishte dërguar zyrtarëve të shërbimit serb përmes mesazheve telefonike.