Top News – Spiun për llogari të Rusisë / Fillon gjykimi i një oficeri gjerman, punonte për GRU
12/08/2022 12:36

Në landin e Nord Rin Vestfalisë, në Gjermani, ka nisur gjyqi kundër një oficeri rezervë të ushtrisë gjermane. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete rusëve prej vitesh. 65-vjeçari duhet të përgjigjet para Gjykatës së Lartë Rajonale të Dyseldorfit ku akuzohet për spiunazh. Sipas prokurorit federal, oficeri rezervist i ka dhënë shërbimit sekret rus GRU informacione mbi rezervistët gjermanë dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak në situata krize midis 2014 dhe 2020. Bëhet fjalë edhe për pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë në vitin 2014 si dhe gazsjellësin Nord Stream 2 në Detin Baltik. Përveç kësaj, i akuzuari thuhet se u ka dhënë rusëve detajet e kontakteve private të anëtarëve të lartë të Bundesverit dhe përfaqësuesve të biznesit. Politika e sigurisë dhe e mbrojtjes së SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë është një çështje tjetër që përmendet. Sipas aktakuzës, dokumentet dhe informacionet kanë ardhur pjesërisht nga burime publike, por edhe nga burime jopublike. Nënkoloneli nën akuzë në një masë të madhe ka pranuar se ka dhënë informacione, tha një zëdhënëse e gjykatës. Zyra e prokurorit federal dyshon si motiv simpatinë për Rusinë. Në hetimet e deritanishme nuk ka të dhëna për pagesa me para të shërbimeve. Por i akuzuari kishte shpresuar për avantazhe të tilla si ftesa për konferencat e sigurisë në Rusi dhe ftesa të tilla ai ka pasur.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57