Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e rindërtimit të spitalit të shërbimit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare. Manastirliu e konsideroi këtë investim si madhor për kardiokirurgjinë shqiptare, ndërsa shtoi se spitali do të jetë shembull në të gjithë rajonin.