Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është shprehur se do të jetë e pamundur të përmirësohet situata "katastrofike" shëndetësore në Gazë, edhe pse bordi miratoi me konsenus një mocion urgjent për të bërë të mundur qasjen ndaj ndihmës mjekësore. Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim ose ujë të pastër dhe një sistem mjekësor në kolaps.