Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbërriti pasditen e së martës në Parkun Olimpik për të ndjekur bashkë me Taulant Ballën procesin e numërimit të votës së diasporës. Deri më tani, KQZ thotë se janë numëruar mbi 50 mijë vota, ku PS ka siguruar 55 për qind të tyre.