Momentet në video tregojnë vallëzimin e rrufeve mbi Kullën Eiffel në Paris, që shërben edhe si një rrufepritëse, gjatë një stuhie të dhunshme që goditi veri-perëndimin dhe veri lindjen e francës. Një grua rreth të 50-tave, humbi jetën pas një rrëshqitje dheu në të cilën mbeti i plagosur edhe partneri i saj, pas stuhive që shkaktuan dëme të mëdha në Burgonjë dhe ndërprenë edhe trafikun ajror.