Një peshkatar amator nga Antalia e Turqisë është bërë lajmi i ditës pasi në rrjetën e tij u kap një specie e rrallë peshkaqeni që shkëlqen në errësirë. Savas Darsun zbuloi se në rrjetën e tij ishte kapur një peshkaqen, specien e të cilit e kishte "takuar" për herë të parë në jetën e tij. Peshkatari ngriti në varkën e tij nga thellësia e detit peshkaqenin, i cili ka karakteristikën të shkëlqejë në errësirë.