Dhomat e Specializuara në Hagë modifikuan të enjten dënimin ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj. Modifikimi i mundëson Haradinajt lirimin nga burgu, nën disa kushte, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.