Prokuroria e Tiranës ka arrestuar shtetasin shqiptar, Dritan Goxhaj me urdhër të gjykatës speciale të Kosovës. Goxhaj është djali i kolonelit të ushtrisë shqiptare, Dilaver Goxhaj, që gjatë luftës së Kosovës iu bashkua vullnetarisht Ushtrisë Çlirimtare. Arrestimi i Dritan Goxhajt mësohet se është bërë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.