“Nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të Qeverisë serbe”, ka komentuar kështu presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaratën e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha gjatë një interviste televizive, se po të kishte qenë në vendin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.