Ambasadorja Amerikane ka hequr dorë thuajse plotësisht nga gjuha diplomatike, duke folur më shumë se troç, kur përmend zyrtarët që nuk do marrin viza amerikane. Për të dhënë mesazhin e saj, Yuri Kim iu referua urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden. Sipas saj, korrupsioni dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën dhe këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti nëpërmjet një dekreti. Me forcën e kostumit diplomatic, Yuri Kim e artikuloi qartësisht qëndrimin e presidentit Biden, duke thënë se korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën.