Top News/ Spanja shpall ‘lejet klimatike’/ Vendimi pas përmbytjeve në Valencia
30/11/2024 16:59

Përmbytjet vdekjeprurëse që përfshinë Valencian në fillim të këtij muaji, që shkaktuan më shumë se 220 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur, kanë shtyrë qeverinë spanjolle në miratimin e një dekreti i cili parashikon që personat të cilët preken nga fatkeqësitë natyrore katastrofike të përfitojnë leje nga puna. Ky dekret është quajtur si një lloj ‘leje klimatike’ që do të aplikohet te cdo shtetas spanjoll në raste të njëjta apo të ngjashme. Lajmi u njoftua nga ministri i Ekonomisë, Carlos Cuerpo, i cili shpjegoi se këto pushime me pagesë do të zgjasin nga 1 deri në 4 ditë dhe do të jenë të disponueshme kur një i punësuar nuk mund të shkojë fizikisht në punë, apo ta krejë funksionin e tij nga distanca. Propozimi ishte i ngjashëm me legjislacionin e vitit 2021 në Kanada, i cili përcakton se si punëtorët mund të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas një alarmi klimatik të lëshuar nga autoritetet kompetente, si Mbrojtja Civile. Ministrja e Punës, Yolanda Díaz, shtoi se lejet do të aktivizohen në rast të alarmeve të motit ose paralajmërimeve për fatkeqësi. Dekreti i miratuar nga qeveria parashikon edhe një ndihmë financiare prej më shumë se 2.2 miliardë euro në favor të zonave të prekura nga përmbytjet në fund të tetorit. Përvec kësaj ndihme, do të shpërndahen edhe bonuse deri në 10 mijë euro për personat që nga fatkeqësia natyrore kanë humbur makinat, motorat apo bicikletat e tyre. Pas fatkeqësisë që goditi Valencian, mijëra qytetarë protestuan në sheshe për mënyrën se si u menaxhua situata që prodhoi bilanc tragjik njerëzish të vdekur dhe të zhdukur.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36