Spanja i ka dhënë fund evakuimeve nga Kabuli pas një operacioni nëntë ditor gjatë të cilit më shumë se 2200 persona u larguan nga vendi i rënë në duart e Talebanëve. Një nga avionët e fundit mbërriti në aeroportin ushtarak Torrejon de Ardoz me 195 persona në bord. Mes tyre ishte dhe ish ambasadori i Spanjës në Kabul, ushtarë spanjollë, policë dhe afganë.