Spanja ka përmbyllur kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ia ka dorëzuar këtë detyrë Belgjikës. Ky kryesim i Belgjikës vjen në një moment të rëndësishëm për Bashkimin Europian, pasi mes datave 6 dhe 9 qershor, do të zhvillohen zgjedhjet europiane. Ndërkohë dita e zgjedhjeve për Belgjikën do të jetë edhe më e rëndësishme, pasi në të njëjtën ditë me zgjedhjet për Parlamentin Europian, do të zhvillohen edhe zgjedhjet nacionale, rajonale dhe ato lokale.