Top News – Spanja kundër Izraelit / Kërkon përjashtimin nga garat sportive dhe Eurovizioni
16/09/2025 12:44

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste. Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Të dielën, aktivistë pro-palestinezë ndërprenë fazën e fundit të garës çiklistike Vuelta a España, e cila u shkurtua, sepse protestuesit bllokuan itinerarin. Më herët, ministri spanjoll i kulturës, Ernest Urtasun, tha se spanja duhet të bojkotojë konkursin evropian të këngës Eurovizion, vitin e ardhshëm, nëse izraeli do të marrë pjesë, duke iu bashkuar edhe vendeve të tjera evropiane, mes të cilave edhe sllovenia. Spanja bashkë me Irlandën dhe Norvegjinë kanë njofur zyrtarisht shtetin palestinez, vitin e kaluar, në përpjekje për të rifokusuar vëmendjen te përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për luftën në Lindjen e Mesme. Qeveria spanjolle ka anuluar ndërkohë një kontratë me vlerë gati 700 milionë euro për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael. Konkretisht fjala është për një kontratë që i ishte dhënë një konsorciumi spanjoll për dymbëdhjetë njësi të sistemit të telekomanduar të raketahedhësve Silam, të zhvilluar nga sistemi Puls i grupit izraelit Elbit Systems. Javën e kaluar qeveria spanjolle paraqiti një sërë masash për të "ndaluar gjenocidin në Rripin e Gazës, për të ndjekur penalisht autorët dhe për të mbështetur popullsinë palestineze". Këto masa përfshinin ndër të tjera ndalimin e marrëveshjeve për armë me Izraelin, që përfshin si shitjet ashtu edhe blerjet e armëve.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00