Edhe Spanja hap dyeret për Kosovën. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se shtetasit e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm edhe në Spanjë. Kjo e fundit nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, megjithatë ka njohur pasaportën e saj, duke pranuar të hapë dyert për qytetarët kosovarë që duan të vizitojnë vendin.