Spanja ka ndezur dritën jeshile për të gjithë qytetarët shqiptarë që zgjedhin tokën spanjolle si destinacionin e tyre veror. Lajmin e bën me dije, aeroporti Nënë Tereza në faqen zyrtare, sipas të cilit për të gjithë qytetarët që duan të kalojnë kufirin hiqet detyrimi për t’u pajisur me testin antiCovid apo certifikatën e vaksinimit. Të vetmet gjëra që duhet të kenë me vete turistët shqiptarë janë një maskë, një pasaportë dhe biletat e udhëtimit.