Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë të bllokut me Izraelin për shkak të veprimeve të tij në Gaza dhe Liban. Si Spanja ashtu edhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së prej muajsh mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit mes BE-së dhe Izraelit duke theksuar se ky i fuyndit mund të shkelë klauzolën e të drejtave të njeriut.