Top News – Spanja dërgon ushtrinë e tanket në Ceuta/Mijëra emigrantë sulmojnë kufirin, 18 të mbytur
31/07/2026 11:51

Spanja ka mobilizuar ushtrinë pasi mijëra emigrantë sulmuan një pikë kalimi kufitar, duke bërë që vendasit e tmerruar të mbyllin dyqanet, restorantet dhe baret. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën ndërsa përpiqeshin të notonin drejt Ceutës, një enklavë spanjolle në Afrikën veriore që po sheh valë emigrantësh që mbërrijnë në brigjet e saj. Autoritetet lokale i kërkuan qeverisë të shpallë një emergjencë kombëtare, ndërsa rojet kufitare të mbingarkuara luftojnë për t'u përballur me fluksin. Kjo e ka shtyrë Madridin të mobilizojë njësitë e ushtrisë për të mbështetur Rojën Civile që ende po merret me emigrantët që mbërrinin pas muzgut. Tanke dhe ushtarë janë fotografuar duke dalë në rrugë ndërsa mbyllën kufirin me Marokun. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjithashtu do të vizitojë enklavën gjatë ditës. Pronarët e bizneseve lokale vendosën të mbajnë qepenat e tyre të mbyllura ndërsa mijëra njerëz përmbytën qendrën e qytetit. Banorët thuhet se kanë frikë për sigurinë e tyre për shkak të një rreziku të lartë plaçkitjesh dhe trazirash. Presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, nxitoi të shpallte një emergjencë totale humanitare dhe sociale. “Në ditët e fundit, më shumë se 1,500 migrantë, si të rritur ashtu edhe të mitur, kanë ardhur në Ceuta nga deti. Qendrat e pritjes janë të mbushura, nuk ka më vend për askënd në to dhe sipas shifrave të djeshme, numri i njerëzve që hyjnë është më shumë se 200 në ditë”, tha ai. Gjykata Supreme e Spanjës, është kritikuar për vendimin se migrantët që mbërrijnë nga deti nuk duhet t'i nënshtrohen dëbimit të menjëhershëm, pasi nuk po kalojnë një kufi fizik tokësor.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55