Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të sjellë kërkesë të re në Kuvend, për heqjen e imunitetit të ish zv.kryeministres Belinda Balluku. Përmes një deklaratë të bërë nga kryeminisri Edi Rama në mars të këtij viti ku thoshte se duhen të paktën tre akuza për të votuar kërkesën e arrestit, kreu I grupit parlamentar Gazment Bardhi, thotë se prokuroria duhet të vihet në lëvizje. Bardhi thotë se alibia e Ramës ka rënë, pasi kreu i ekzekutivit deklaroi se “që ne të ngremë dorën për të votuar, kërkesën e arrestit për Belinda Ballukun, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë, korrupsion, pastrim parash apo fshehje pasurie”.