Top News – ‘SPAK të hetojë Tigrat e energjisë’. PD: ERE nuk i licencon, KESH u jep 20 mln euro
10/09/2026 15:06

Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të sekuestrojë dosjet e shpenzimeve publike prej rreth 100 milionë euro që kanë përfituar TEC-et lundruese Tigri 1 dhe 3, si dhe të ndalojë tenderin e ri prej 20 milionë eurosh. Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo denoncoi faktin që Enti Rregullator i Energjisë ka pezulluar procedurën për rilicencimin e dy TEC-eve, por pavaresisht kesaj KESH ka hapur një tender të ri rreth 20 milionë euro për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme. Sinkron bozdo - Vetëm pak ditë më parë, më 3 shtator 2026, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) refuzoi t'i rilicenconte dy TEC-et duke pezulluar procedurën! Këto TEC kane operuar me sa duke, pa leje te vlefshme mjedisore. Zullumi eshte kaq i madh saqë as ERRE nuk mund të mbyllë sytë. Sa i ka kushtuar deri me sot, kjo aferë shqiptarëve? Mbi 65 milionë dollarë janë paguar vetëm për qira dhe mirëmbajtje. Mbi 44 milionë dollarë qira dhe mbi 21 milionë dollarë mirëmbajtje. Mbi 65 milionë dollarë të taksave tona kanë shkuar në xhepat e kompanive private thjesht dhe vetëm që dy anije të qëndrojnë të ankoruara! Dhe nuk mbaron këtu: Ndërsa ERE bllokon Tigrat, KESH ka hapur një tjetër tender prej rreth 20 milionë eurosh për operim dhe mirëmbajtje të Tigrave për dy vitet e ardhshme. Pra, fatura totale po shkon rreth 100 milionë euro! Bozdo tha se heshtja e SPAK përballë kësaj afere është një amnisti e pafalshme që bëhet në nivelet më të larta politike të kësaj qeverie.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36