Mbrojtja e Ergys Agasit ngriti pikëpyetje mbi bazën ligjore dhe provat e paraqitur nga SPAK ndaj tij. Në seancën e mbajtur këtë të premte, ku Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg, avokati Maks Haxhia tha se ndaj klientit të tij nuk qëndron akuza e heqjes së paligjshme të lirisë, por se prokuroria e posaçme, sipas tij, ka shtuar akuzën e korrupsionit pasiv si formë presioni ndaj gjykatës. Avokati deklaroi se për akuzën e re, prokurorët nuk paraqitën asnjë provë. Ergys Agasi u arrestua pasditen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës.