“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga elementët kyç për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Europian”, ka deklaruar Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Në një intervistë për Dojçe Vele, Ambasadori tha se BE e sheh SPAK-un si institucionin që po luan rolin kryesor në këtë drejtim, duke luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta polititike.