Gjykata Kushtetuese garanton qytetarët se vendimmarrjet e saj bazohen në transparencë, kolegjialitet, pavarësi dhe paanësi. Gjykata ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp pas debatit se anëtarë të saj janë vënë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme gjatë shqyrtimit të çështjes për vlefshmërinë si provë në procese gjyqësore të përgjimeve SKY Encrochat.