Një vit dhe Spak flet me gjuhën e shifrave. Dosje të tëra janë në process dhe një pjesë nga ato që ishin mbuluar nga pluhuri i harresës, por që do mbeten gjallë në mendjen e shqiptarëve. Bëhet fjalë për dosjet e Gërdecit dhe atë të 21 janarit, dy krime me karakter të theksuar politik e penal, e për të cilin të implikuarit me imunitet ende nuk janë përballur me Drejtësinë.