Top News – SPAK nxjerr ‘sekretin’ e hetimeve/ Të dhënat dërgohen në Kuvendin e Shqipërisë
11/04/2021 11:45

Të gjithë institucionet e pavarura në vend e kanë detyrim ligjor që të informojnë një herë në vit Kuvendin e Shqipërisë. Kështu ka ndodhur edhe me prokurorinë speciale SPAK, e cila përmes një raporti të detajuar, informon Kuvendin e Shqipërisë se po kryen hetime pasurore për shumë përsona, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, por edhe për njerëz të përfshirë në çështje korrupsioni. Në një raport prej 68 faqesh, SPAK paralajmëron rritjen e nivelit të goditjes gjatë vitit 2021, duke zbatuar ligjin anti-mafia. “Verifikime dhe hetime pasurore po kryhen për një numër të konsiderueshëm personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale që kanë aktivitet trafikimin e narkotikëve, njerëzve, për çështjet e korrupsionit, çështje të cilat janë në faza gjykimi dhe hetimi”, thuhet në raport. SPAK ka bërë një bilanc të rezultateve të zbatimit të aktit normativ anti-krim të qeverisë vitin e kaluar, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit të pasurive, izolimit fizik dhe përjashtimit nga prokurimet publike. Sipas raportit, Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka paraqitur në SPAK 251 dosje për sekuestrimin e pasurive të subjekteve të aktit emergjent akti-krim. Ndërkaq, gjatë vitit 2020, prokurorët e SPAK-ut kanë paraqitur në Gjykatën Speciale 120 kërkesa për sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të paligjshme. Gjykata është shprehur për 117 kërkesa të SPAK për sekuestrim pasuria, ndërsa tre kërkesa janë në shqyrtim. Nga 117 kërkesa të shqyrtuara, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie, duke refuzuar vetëm dy prej tyre. Në total, gjykata ka pranuar kërkesat e SPAK-ut, për të sekuestruar 661 pasuri, ku përfshihen 373 pasuri të paluajtshme, 233 pasuri të luajtshme, 51 aktivitete tregtare dhe 4 llogari bankare. Pas sekuestrimit, SPAK ka vijuar betejën për t’i konfirmuar këto pasuri, për t’i kaluar përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar.

Top Channel/ Dash Sula: “Berisha të largojë humbësit”, parashikoj situatë më të keqe për PD-në
03/08 19:43
Top News- Serbia mbledh këshillin e sigurisë, alarmohet Macron, tefonatë urgjente me Vuçiç
03/08 19:33
Top Channel/ Del video, të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por…
03/08 18:57
Top News – Ekzekutimi i rojës në Vlorë, gjykata lë në burg 42-vjeçarin: Ka qenë i përfshirë
03/08 18:27
Top News- Zbardhet shkaku i sherrit me armë në Tiranë, identifikohet autori e bashkëpunëtorët
03/08 17:56
Top News- Kodi i ri Penal, OSBE nuk u pyet: Gati t’u ofrojmë rekomandime konkrete
03/08 15:16
Top News- Policia bën bilancet për korrikun/ Mbi 790 të arrestuar, zbardhen ngjarje kriminale
03/08 15:15
Top Channel/Bankers lëshonte fatura fiktive/Faturuar 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim
03/08 15:08
Top Channel/ Referencat rrisin taksat / Taksa e ndërtesës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit
03/08 15:02
Top News- Bllokohen 20 mjete lundruese/ Policia kontroll të gjithë vijës bregdetare
03/08 13:38
Top News – Trafik emigrantësh në Gjirokastër/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe një 17-vjeçar
03/08 13:35
Top News- Polici rreh qytetarin gjatë detyrës/ Ngjarja në doganën e Bllatës, arrestohet nga AMP
03/08 12:20
Top News- Tatimet nisin fazën e dytë të aksioni, sërish “trokasin” në dyert e bizneseve
03/08 12:19
Top Channel/ Nostalgjia e ktheu në atdhe! La Italinë për Shëngjinin: U ktheva për të sjellë akulloret tradicionale
03/08 12:18
Top News- Vlonjati sulmon me thikë dy persona, dy sherre në pak minuta, prangoset në spital
03/08 12:14
Top Channel/103 ton mallra të bllokuara/Administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë të kontrolleve
03/08 12:05
Top Channel/ Siguria në det! Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese
03/08 12:02
Top Channel/ OSBE nuk u pyet për Kodin e ri penal/ OSBE: Po shqyrtojmë draftin, gati rekomandimet
03/08 12:01
Top News- Humbën rrugën në malin e Qerretit/ Policia u shkon në ndihmë dy turistëve holandezë
03/08 11:27
Top News- Shkodra e mbjellë plot me hashash, zbulohet sërish drogë në mal
03/08 11:26