Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit, Majlinda Bufi është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme, për akuzën e përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, me argumentin nuk ishte provuar se kryebashkiakja Bufi ka kryer veprën penale. SPAK e mori të pandehur kryebashkiaken duke kërkuar dënimin e saj me 1 vit e gjashtë muaj burgim si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vite. Ajo u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë, ndërsa sipas organit të akuzës, kryebashkiakja socialiste shpërdoroi detyrën, duke ndikuar te qytetarët gjatë procesit të votimit më 14 maj 2023.