Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike është paraqitur këtë të hënë në SPAK për t’u njohur zyrtarisht komunikimin e akuzave që rëndojnë ndaj tij, disa ditë pasi u njoftua se është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Dosja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, i cili ka vendosur të ndryshojë statusin e Myzyrit nga person nën hetim, tashmë i pandehur.