Hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës kanë ecur edhe më tej. Prokuroria e posacme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u nisë kërkesë zyrtare bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe strukturave tatimore në funksion te hetimeve që ka nisur për akuzën e korrupsionit pasiv. Akuza bazohet në nenin 259, pas kallëzimit të kryer nga Halit Valteri ndaj ish presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis. SPAK i ka kërkuar KQZ pasqyrat financiare të depozituara nga LSI përgjatë fushatave elektorale pasqyra në te cilat raportohet edhe zërat e shpenzimeve lobim. Report Tv mëson se ky hetimet po dtejtohet nga vetë kreu i spak Arben Kraja dhe Prokurori Sotir Kllapi.