Avokati Maks Haxhia deklaroi se SPAK është kompromentuar me publikimin e dosjes ndaj biznesmenit Ergys Agasi dhe se organi i akuzës nuk ka asnjë provë që të lidhje klientin e tij as me marrjen e tenderave të AKSHI-t dhe as me rrëmbim personi. Haxhia deklaroi se dosja është shpërndarë në media, ndërkohë që ai dhe klienti i tij nuk e kanë ende. Avokati tha se klienti i tij ndodhet jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi dhe se sapo të kthehet në Shqipëri do të përballet me drejtësinë.