Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar I ka kërkuar Gjykatës së Posaccme të miratojë konfiskimin e pasurive të ish-gjqytarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. SPAK gjithashtu ka dërguar për gjykim dosjen e Guxim Zenelajt, të cilin e akuzon për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.