SPAK dha pretencën për të akuzuarit e dosjes Meta-Kryemadhi që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. Mes të akuzuarve që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar është edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 7 vite e gjysmë burg për të, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në pesë vite. Por, për shkak të moshës, SPAK ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme që dënimi të konvertohet në pesë vjet shërbim prove. Për Pirro Xhixhon, SPAK kërkoi dënimin me 4 vjet burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 3 vjet burg. Edhe për të Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për 4 vjet.