Top News- SPAK heton ministrin Malaj për pagat, sekuestrohen dokumentet në Ministrinë e Financave
17/09/2026 21:46

SPAK ka nisur hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve. Vetëm një javë pasi gjyqtarë e prokurorë dorëzuan kallëzimin ndaj titullarëve të Ministrisë së Financave, mes të cilëve ministri Petrit Malaj, për bllokimin e rrogave, SPAK mësohet se ka sekuestruar të gjithë praktikën dokumentare në këtë institucion. Në kallëzim krahas Petrit Malajt ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i dikasterit të drejtuar prej tij, Gentian Këri rfshin edhe përgjegjësit e 14 degëve të thesarit në Tiranë dhe rrethe. Kallëzimi u firmos nga drejtuesit gjykatave të apelit administrative dhe penal, nga drejtuesit e gjykatave të rretheve dhe nga krerët e shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Objekti i padisë ngrihet me dyshimet për shpërdorim detyre, pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës dhe mosekzekutim të vendimeve të gjykatës pa shkaqe të përligjura. Ministri Malaj kallëzohet për shpërdorim detyre dhe mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nisur nga shkresa që u ka kthyer institucioneve të drejtësisë, duke u kërkuar që të dorëzojnë listëpagesat sipas përllogaritjes së bërë para 31 korrikut. Sipas gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkresa shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Këri kallëzohet për të njëjtat vepra penale pasi ka urdhëruar përmes postës elektronike përgjegjësit e degëve të thesarit në vend që të mos kalojnë pagat për punonjësit e drejtësisë. Kallëzuesit theksojnë se si pasojë e bllokimit të mësipërm, magjistratët megjithëse kanë ushtruar rregullisht funksionin e tyre gjatë muajit gusht 2026, kanë mbetur pa marrë pagesën për punën e kryer.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15