Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt kanë vënë në lëvizje policinë e shtetit, ku në bazë të rrëfimeve janë kryer disa operacione policore, dhe u lëshuan më shumë se 32 urdhër arreste. Pjesa më e madhe e rrëfimeve t Dumanit dhe Hoxhajt kanë qenë publike në media, ndërsa lidhur me këtë Prokuroria e Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka firmosur një urdhër, ku ndalon publikimin e të dhënave të dy të penduarve të drejtësisë.