Strategjia e ndjekur nga SPAK në hetimin e dosjeve të dyshuara të korrupsionit është mbledhja e të gjithë dokumentacionit dhe shkresave që i shërbejnë hetimit dhe më pas marrjen në pyetje të personave që akuzohen si të përfshirë në to. Kjo strategji është ndjekur edhe në dosjen e lobimit në SHBA, ku janë të kallëzuar ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Detajet në çfarë faze janë prokurorët për këtë dosje dha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një intervistë për Breaking me Fiori Dardhën në Top Neës.