Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas padisë që depozitoi këtë të premte në SPAK, gazetari Adriatik Doçi, ku mes dokumenteve ishin dhe e-mailet e dala nga kompjuteri i Klodian Zotos që tregonin se ky i fundit i kishte paguar udhëtimet dhe hotelet luksoze në Milano, Vjenë, Bukuresht, Arben Ahmetajt në kohën kur ishte ministër i Financave. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ato janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë.