Gati një miliardë euro është vlera e pasurive që janë sekuestuar nga SPAK, pas goditjes së dy grupeve kriminale dhe lidhjes së tyre me biznesmenë të njohur që pastronin paratë e krimit. Dhjetëra apartamente, vila luksoze në jug, automjete, garazhe, toka, aksione dhe llogari bankare kanë rënë tashmë në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme.