Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan, Ron Yeffet dhe në Ministrinë e Mbrojtjes pas hetimeve të nisura në lidhje me dyshimet e trafikut ndërkombëtar të armëve. Kontrollet janë ushtruar në vilën e biznesmenit të vendosur në zonën e Lundrës në Tiranë. Kontrolle janë ndërmarrë edhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë larguar prej andej me disa dokumenta. Në lidhje me këto kontrolle pritet njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Posaçme, por dyshohet se bastisjet te vila e Yeffet dhe te Ministria e Mbrojtjes lidhet me hetimin e nisur nga SPAK për trafikun ndërkombëtar të armëve.