Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posacme antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale korrupsion dhe pastrim parash. Përvec Berberit, Gjykata e Posacme antikorrupsion ka firmosur 3 urdhër arreste me burg, mes tyre për biznesmenin Valter Begaj, ish ortak i Evis Berberit, pasi këtij të fundit i janë gjetur në banesë shuma parash dhe sende me vlerë.