Prokuroria e Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka publikuar bilancin e muajit korrik, ku të praqitura në këtë institucion janë 13 kallëzime penale, ku për dy prej tyre është vendosur mosfillim i hetimit. Në harkun kohorë të 30 ditëve të muajit korrik, u regjistruan 15 procedime penale, nga të cilat, 4 për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.