SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij aksioni janë lëshuar 20 masa sigurie për persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitet kriminal prej kohësh. Sipas të dhënave, operacioni po zhvillohet për ekzekutimin e masave ndaj disa të dyshuarve që akuzohen për trafik droge dhe pastrim të shumave të mëdha monetare, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.