SpaceX ka anuluar lëshimin e raketës Starship, e cilësuar gjithashtu si raketa më e madhe ndonjëherë. Mjeti është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk. Ajo është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e shpejtësisë të çdo rakete tjetër në histori.