Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s në rishikimin më të fundit të saj konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Agjencia vlerëson se ekonomia do të ringrihet gjatë këtij viti dhe parashikon një rritje ekonomike prej 5% dhe se deri në fund të 2021 Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rikuperohet në nivelet e vitit 2019 (para pandemisë). Pritet gjithashtu që deficiti fiskal, i cili u rrit fort në 2020, do të fillojë të ulet që nga 2022.