Top News – Sot, Zelenski përballë Lavrovit / Përplasja e madhe në OKB nën ‘dirigjimin’ e Ramës
20/09/2023 10:42

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të flasë sot në një takim të posacëm të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara, ku rusia është anëtare e përhershme me të drejtë vetoje. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërriti në Nju Jork mbrëmjen e të martës, me mediat zyrtare që thanë se ai ndoqi një trajektore të stërzgjatur për të evituar hapësirën ajrore evropiane. Është e paqartë ndërkohë nëse kryediplomati rus me gjuhë të hodhur, do të jetë i pranishëm në sesionin e këshillit të sigurimit që do të drejtohet nga shqipëria, e cila ka edhe kryesimin e radhës, përballë Zelenskit. Për ekspertët, ky do të ishte një nga momentet ikonike të kombeve të bashkuara. Dy anëtarët e tjerë të përhershëm të këshillit, SHBA dhe Franca do të përfaqësohen nga kryediplomatët e tyre, sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken dhe ministrja e jashtme Katerin Kolona. Shqipëria, mbështetëse e fortë e ukrainës, që ka presidencën e këshillit, ka lejuar që në takim të lejohen të flasin një numër masiv prej 60 përfaqësuesish, sipas axhendës së parë nga AFP. Vetë kryeministri Edi Rama, do të kryesojë atë që do të jetë edhe përballja më direkte diplomatike mes rusisë e Ukrainës që kur moska pushtoi vendin, shkurtin e vitit të kaluar. Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, që rrallë herë udhëton drejt Kombeve të bashkuara, këtë vit ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm. Ai ka braktisur edhe takime të tjera të profilit të lartë ndërsa kombet perëndimore përpiqen ta izolojnë atë ndërkohë që përballet edhe me një fletë arresti të lëshuar nga gjykata ndërkombëtare penale.

Top Channel/ Grushte në kuvendin turk, opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë
11/02 23:17
Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02 23:13
Top News- NATO nis misionin Roja e Arktikut, avionë, tanke e anije kundër armiqve
11/02 23:00
Top News- Trump zbulon planin kundër Iranit tek Netanyahu, Teherani me “lak në fyt”
11/02 22:27
Top News- Erdogan pret Mitsotakis/ Ankaraja i tërheq veshin, Greqia kërkon zonën detare
11/02 20:56
Top Channel/ “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme! Epstein “djeg” ish-Sekretarin e KiE
11/02 19:59
Top News – Polonia dhe Italia refuzojnë Trumpin / Nuk do t’i bashkohen ‘Bordit të tij të Paqes’
11/02 17:52
Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
DIGITALB DIGITALB