466 të burgosur do të lirohen pasi do të përfitojnë nga amnistia penale. Projektligji do të miratohet këtë të enjte në Parlament, ndërsa pritet të përfitojnë ulje dënimi 869 të tjerë. Shifrat u zbuluan nga ministri I Drejtësisë, Toni Gogu. Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.